Kosova është shtet laik dhe sistemi arsimor është i rregulluar me Kushtetutë dhe qytetarët e saj nuk vlerësojnë se duhet të jetë ndryshe, qoftë edhe për futjen e lëndës fetare në shkolla.

Kështu është deklaruar kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, njëherit edhe kryetar i forcës së dytë politike, Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke u bërë pjesë e debatit për mosndryshimin e ligjit për arsimin parauniversitar në Kuvendin e Kosovës dhe për futjen e lëndës fetare në shkolla.

“Edhe sistemi arsimor është sistem i cili rregullohet me kushtetutë, e nëqoftëse qytetarët e Kosovës vlersojnë se duhet bërë ndryshe atëherë ne të gjitha ato do t’i përcaktojmë me aktin më të lartë të vendit më Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërkaq po ashtu duhet të sigurojmë kushtet që liria fetare të ketë liri por të jetë e ndarë nga shteti”, deklaroi Mustafa.

Në anën tjetër, ditë më parë Bashkësia Islame e Kosovës ka reaguar duke mos e pëlqyer idenë e komunës së Prishtinës për ndërtimin e një xhamie afër Postës dhe Telekomit të Kosovës. Njëri nga vendet e preferuara të BIK-ut është që xhamia të ndërtohet përballë Institutit Albanalogjik dhe pak metra larg qendrës studentore. Por, i pari i Prishtinës ka thënë se ndërtimi i xhamisë në qendër është i pamundur për shkak se keto vende janë të vogla.

“Do t’iu japim leje kudo që ata sigurojnë lokacion, nëse kanë kushte ta blejnë edhe Hotel Grandin, por si komunë nuk kemi kushte”, tha kreu i Komunës së Prishtinës dhe LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Mustafës, nëse ka pretendime për ndërtimin e një xhamie të madhe monumentale atëherë ajo do të bëhet në Prishtinën e Re, ku është ndarë një lokacion i përshtatshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA