Argjentina fiton miqësoren ndaj Venezuelës
02/09/2011 19:30
Argjentina fitoi me rezultatin 1-0 ndeshjen miqësore ndaj Venezuelës të zhvilluar në qytetin indian të Kalkutës, në një takim me shumë raste për gol.
Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit Alejandro Sabella në krye të kombëtares argjentinase.
Edhe pse treshja e sulmit përbëhej nga lojtarë si Messi, Higuain dhe Di Maria, goli për argjentinasit u shënua nga mbrojtësi Otamendi me një goditje me kokë.
Argjentina do të luajë ndeshjen e radhës miqësore në Daka të Bangladeshit ndaj Nigerisë.
Top Channel