Vasili-BB, akuza për tenderin

01/09/2011 20:30

Banka Botërore tërhiqet nga financimi i një projekti për pajisjen spitalore në shëndetësi me argumentin se komisioni i vlerësimit i dha tenderin një kompanie që paraqiti ofertë më të lartë.

Këtë Banka Botërore e ka bërë të ditur përmes një letre dërguar qeverisë shqiptare, siç raportohet në mediat e shkruara.

Por ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili hedh poshtë këtë deklaratë të Bankës Botërore duke akuzuar se ky institucion ndërkombëtar kërkonte me insistim të fitonte tenderin një kompani që kishte deklarime fallco.

“Banka Botërore nuk e ka pranuar çmimin më të ulët. Ka kërkuar vlerësime teknik të shikohet gjerë e gjatë. Është pranuar nga Ministria e Shëndetësisë pra të hiqte dorë nga çmimi më i ulët. Pavarësisht që Banka Botërore referohej që duhej shikuar fituesi në kompani me çmime më të larta, ishte përgjegjësi që e mori BB, u rivlerësua. Mbas rivlerësimit u shpall një kompani e caktuar. BB insistoi për një kompani tjetër. Kjo kompani kishte deklarime fallso të rreme në dokumenta të tenderit gjë e cila iu bë me dije me shkrim edhe specialistëve të BB dhe drejtuesve të tyre në Uashington”, është shprehur Vasili.

Ndonëse këto zhvillime i përkasin një periudhë prej rreth 6 muaj më parë, tenderi mësohet të jetë fituar nga një kompani e cila ofronte një çmim prej 600 mijë dollarësh më shumë.

Por sipas ministrit të Shëndetësisë, Petrit Vasili ka qenë Banka Botëtore ajo që kërkonte çmim të lartë duke qenë se bëhej fjalë për pajise të një teknologjie të avancuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA