Pak dite përpara hapjes së sesionit të ri parlamentar, kryetarja e
kuvendit, Jozefina Topalli, u ka përcjellë deputëteve, vecanërisht atyre
të opozitës, të tregojnë vullnet të mire për miratimin e ligjeve dhe
reformave që kërkojnë domosdoshmërisht konsensus.
Duke pritur kthimin e opozites ne parlament, pas bojkotit postzgjedhor, kryetarja e kuvendit, pret gjithashtu qe opozita te mos vazhdoje bojkotin e votimit, te cilin ajo e cilesoi si nje anakronizem te shekullit te kaluar, qe nuk ka me kuptim ne kohen kur Shqiperise i duhet te beje perpara per integrimin europian.
“Deputetet e mazhorances presin qe te punojne e te votojne se bashku me deputetet e opozites, per reforma te rendesishme. Cdo gje qe i bashkon shqiptaret duhet te na bashkoje edhe ne me vote ne parlament. Shqiperia eshte europiane dhe shqiptaret duhet te jene pjese e BE-se. Kur hoqem vizat, mjaftuan vetem votat e mazhorances. Sot, per stacionet e reja drejt BE-se duhet edhe vota e opozites. Integrimi ne BE i Shqiperise nuk eshte as majtas, as djathtas. Integrimi ne BE eshte objektivi yne kombetar dhe me kete askush nuk mund te beje tregti. Koha eshte tani dhe eshte urgjente”, tha Topalli.
Me kete ftese per bashkepunim, qe vjen nga kryetarja e kuvendit, nuk mungoi edhe ftesa per te nisur punen per reformen zgjedhore, e cila eshte edhe nje nga rekomandimet kryesore te OSBE/ODIHR-it. Por edhe kete ceshtje, Jozefina Topalli e lidhi me domosdoshmerine e konsensusit kombetar qe kerkojne shqiptaret per te permbushur axhenden e integrimit.
“Nëse punojmë të gjithë bashkë brenda shtatorit mund të bëjmë punë shumë të mira.Na presin disa ligje që kërkojnë votat edhe nga opozita. Disa nga këto ligje janë gati. Mjafton vetëm që të gjithë deputetët të çojnë kartonin jeshil”, tha Topalli.
Brace: Duhet të ishim në Kuvend
Deputeti socialist Erion Brace deklaron se Partia Socialiste duhet të ishte në parlament për të kundërshtuar ligjet e miratuara muajt e fundit, sic ishte ai për Paketën Fiskale, të cilin zoti Brace, e etiketon si një kamuflazh, qe do te rendoje ne xhepat e shqiptareve me miliona dollare.
Pyetjes perse ka nje zbehje te reagimit nga opozita per te tilla ceshtje, me kosto direkt në xhepat e qytetarëve, Brace jep kete pergjigje:
“Në fillim të muajit korrik, kur këto ligje mbërritën në kuvendin e Republikës, ngjarja u përputh edhe me mbledhjet e Asamblesë Kombëtare të PS-së dhe në ato mbledhje kam kërkuar që grupi i PS-së të kthehej menjëherë në Kuvend, sepse ishte momenti kur Sali Berisha po bënte të gjitha prapësitë ekonomike, financiare dhe politike. Kam parasysh Ligjin për Shembjen e Piramidës, për të cilin ne duhet të ishim në kuvend, ku duhet te kishim parashtruar objeksionet tona; Ligjin per Regjistrimin e Popullsise që përvec përmbajtjes së tij skandaloze për fat të keq të të gjitha shqiptarëve, sollin në evidencë një fakt shumë të rëndësishëm që votat vidhen edhe mes 71 ose 70 deputetëve. Ishin edhe ligjet e Paketes Fiskale qe meritonin nje kundershtim te thelle nga opozita, nisur nga interesi i drejtperdrejte i qytetareve shqiptare”.
Malaj: Ja pse nuk duhej bojkoti
Disa dite me pare deputeti socialist Arben Malaj është takuar me të rinj dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Kucovë ku ka bashkëbiseduar me ta për zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare dhe ato në vend.
“Jemi disa deputetë që duam të shkojmë në parlment dhe ky nuk është gjunjëzim ndaj Berishës se na ka vjedhur votat. Berisha nuk e ka fitoren morale as për zgjedhjet e 2009 dhe as për 2011, por Berisha ka fitoren e zjedhjeve të 2009 ashtu siç tashmë ka fitoren e bashkisë së kryeqytetit dhe që të mundim Berishën në zgjedhjet e ardhshme ne duhet që të shkojmë në parlament”, tha Malaj.
Takimi në Kuccovë ka vijuar me pyetjet që të pranishmit i kanë drejtuar deputetit Malaj në lidhje me qëndrimet e Partise Socialiste ndaj zhvillimeve në vend.
Top Channel