Në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni, të enjten ka filluar viti i ri shkollor, ku mbi 330 mijë nxënës do të kthehen në bankat shkollore. 34% të këtij numri e përbëjnë nxënësit shqiptarët.

Shkollat më mësim në gjuhën shqipe edhe këtë vit pritet të ballafaqohen me probleme të shumta, siç janë mungesa e hapësirave për mësim dhe buxheti i ulët për mirëmbatjen e shkollave.

“Për zgjidhjen e problemit të hapësirave është duke u punuar dhe shumë shkolla janë në riparim, por në ato shkolla që mësohet në tre turne nuk është bërë asgjë. Shpresojmë se qeveria e re do të bëj diçka në atë drejtim”, shprehet Nuhi Dardhishta, kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve shqiptarë në Maqedoni.

Një problem tjetër që do të trashëgohet nga viti i kaluar janë tekste shkollore të mbushura përplot me fyrje për shqiptarët. Ndonëse ishte paralajmëruar se do të bëhet korigjimi i tyre një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur.

“Sa i përket teksteve shkollore nuk kemi asnjë informacion se janë korrigjuar të njëjtat. Ne kemi vetëm informacione se janë aprovuar tekste të reja për klasën 6”, tha Dardhishta.

Viti i ri shkollor në Maqedoni fillon me orë të shkurtuara për shkak të valës së të nxehtit që ka përfshirë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA