Të tjera kabllogramë që kanë lidhje me Shqipërinë zbulohen në dokumentet e publikuara nga Wikileaks.
Këtë herë bëhet fjalë për mesazhe të nisura nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin cek, Pragë, në drejtim te Departamentit te Shtetit e ku permendet vendi yne, si dhe disa nga arsyet perse nuk u arrit te sigurohej liberalizimi i vizave ne 2009-ten.
Ne kabllograme thuhet se presidenca ceke e BE-se shpresonte per progres ne drejtim te aplikimit te anetaresimit nga Mali i Zi dhe Shqiperia. Por sipas drejtorit për Europën Juglindore në Ministrinë e Jashtme çeke, Tomas Szunyog, dokumentacioni, e thene kjo me fjalet e tij, “ishte nje lemsh i vertete”.
Ne Shqiperi ka rreth 700 deri ne 900.000 njerez te padokumentuar, thoshte ai, te cilet bashke me personat e identifikuar dy herë me emra të ngjashëm komplikojnë zgjedhjet dhe listat e votuesve. Autoritetet shqiptare sapo kane nisur te leshojne karta te pershtatshme identiteti dhe pasaporta biometrike, thuhet me tej ne mesazhin e 27 prillit 2009.
Ne bazen e re te dhenave, ku figurojne aktualisht rreth 3,1 milione njerez, perfshihen edhe shenjat e gishterinjve dhe kompletimi i saj do te shenoje nje permiresim te madh. Problemet e dokumentacionit kane qene duket nje nga arsyet perse qe ne kete mesazh profetizohej fakti qe Shqiperia dhe Bosnja mund te mos e siguronin liberazimin e vizave ne ate vit.
Nga ana tjeter, ne kabllograme theksohet fakti qe vendet nordike dhe Gjermania ishin skeptike, por ne pergjithesi mes anetareve te bllokut ekzisonte nje lloj mirekuptimi se liberalizimi i vizave duhet t’i ofrohej shpejt te pakten disa vendeve te Ballkanit Perendimor. Ky vendim, ne kendveshtrimin e Szunyog duhet te jete teknik, por zyrtari i larte cek parashikonte qe politika te ishte nje faktor ne diskutimet e BE-se.
Fakti qe Shqiperia mund te paraqeste aplikimin për të siguruar statusin e vendit kandidat për në BE dy muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, permendet gjithashtu. Sipas të dhënave, aplikimi do të diskutohej në të njëjtën kohë me atë të Malit të Zi në qershor të vitit 2009, por Shqipëria e vonoi paraqitjen e aplikimit të saj dhe kjo nuk ndodhi. Ballkani Perendimor, perfundon dokumenti, vazhdon te kete tek republika ceke nje mik te forte, por ceket nuk arriten te permbushin te gjithe objektivat qe kishin shpresuar, per shkak te sfidave aktuale brenda vete vendeve te rajonit dhe BE-se.
Tre presidencat e ardhshme, ajo e Suedise, Spanjes dhe Belgjikes, fatkeqesisht, nuk do te jene po aq entuziaste sa Cekia per zgjerimin, ndaj ne drejtim te ketij procesi, mund te kete ngadalesim deri ne presidencen hungareze pranveren e vitit 2011.
Wikileaks “zbardh” skandalet
Wikileaks publikoi një sërë dokumentesh diplomatike për Shqipërinë, që përfshijnë periudhën nga viti 2006 deri në vitin 2010, të cilat i bashkangjiten dosjes së kabllogramave të mbledhura nga të gjithë Ambasadat Amerikane në botë, edhe asaj në Tiranë.
Në një prej dokumenteve, nënvizohet i ashtuquajturi “shpërthim i Berishës në Parlament”, me 23 shkurt të vitit 2008, ku ai fyeu dhe më pas kërcënoi me vrasje deputetin e opozitës Taulant Balla, në terma përdhosës.
SHBA: Korrupsion me pronat
Kabllogramat e ambasadës amerikane në Tiranë vazhdojnë të zbulohen në faqen online të Wikileaks dhe një prej tyre i referohet cështjes së pronave dhe problemeve të lidhura me të.
Ish-ambasadori amerikan ne Tirane, John Withers, nenvizon kritikat e shumta ne drejtim te qeverise shqiptare per menyren sesi eshte menaxhuar procesi i kthimit dhe kompensimit te ish-pronareve. Ne kabllograme, evidentohen pretendimet se ceshtje te vecanta jane manipuluar per shkak te korrupsionit dhe i gjithe procesi ka mbetur ne vendnumero prej mungeses se vullnetit politik.
Madje sipas ambasades, ka edhe qytetare amerikane apo shtetas shqiptare me banim ne Amerike qe prej kohesh jane ne konflikt me qeverine sepse nuk u jane kthyer pronat e tyre te ligjshme. Dokumenti permend dhe faktin qe ne mjaft raste, ceshtje te tilla perfundojne ne gjykate, ku zvarriten per vite me radhe pa gjetur zgjidhje. Sipas ambasades, procesi i nisur ne 1993-shin, veshtire se perfundon para 2014-es.
Top Channel