Francezët në Dajt

01/09/2011 15:45

Në prag të stërvitjes së parë në “Qemal Stafa pasditen e sotme, përfaqësuesja e Francës ka zhvilluar një shëtitje në Malin e Dajtit.

Ky është vendi që kanë zgjedhur shoqëruesit e Federatës Shqiptare të Futbollit për të nxjerrë përfaqësuesen franceze, në mënyrë që të evitonin edhe temperaturat e larta të ditës së sotme.

Më pas, të gjithë lojtarët janë grumbulluar për të shkuar në hotel, pasi rreth orës 17:00 trajneri Loren Blank do të zhvillojë konferencën e parë për shtyp e më pas seancën stërvitore.

Ndërkohë që ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”.

Përfaqësuesja franceze do të qëndrojë në Tiranë deri ditën e hënë ku do të udhëtojë më pas drejt Rumanisë për ndeshjen eliminatore të radhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA