Pavarësisht se tashmë Tirana e ka kryebashkiakun e saj, për Këshillin e Europës kompleksiteti dhe ngjarjet që ndodhën me zgjedhjet lokale në Tiranë janë një çështje ende e pa përfunduar.
Këtë e dëshmon një letër e sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjon Janglan dëguar presidentit të Komisionit të Venicas, Gianni Buquicchio ku i kërkohet një një opinion për zgjedhjet.
Ky është teksti i plotë i letrës dërguar 7 ditë më parë:
“Nuk kam dyshim se jeni në dijeni të situatës në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanti për polemikat lidhur me zgjedhjen e kryebashkiakut të Tiranës. E kam ndjekur situatën nga shumë afër dhe e kam adresuar këtë çështje tek autoritetet shqiptare pasi e çmoj se Këshilli Europës duhet të bëjë gjithçka është e mundur për të ndihmuar Shqipërinë në ndalimin e përsëritjes së ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Për këtë do t’ju lutesha që Komisioni Venecias të mundësojë një opinon i cili do të ndihmojë në përmirësimin e legjislacionit përfshi praktikat elektorale në Shqipëri duke marrë shkas nga eksperienca e fundit”.
Interesimi sekretarit të përgjithshëm në Këshillin e Europës për zgjedhjet vendore u shfaq më 14 qershor kur ai i dërgoi një letër dërguar përfaqësueses së Përhershme të Shqipërisë në Këshillin e Europës, zonja Margharita Gega ku e njoftonte për nisjen e kërkesës Komisionit të Venecias.
Pyetjevet të zotit Jangland për Komisionin e Venecias i janë bashkangjtur edhe katër pyetje të hartuara nga juristët e Partisë Socialiste të cilat janë:
1. Si duhet të trajtoheshin nga KQZ fletët e gjetura në kutitë e gabuara?
2. A mundej KQZ që pas përfundimit të proçesit të numërimit më 14 maj, të vlerësonte votat e hedhura gabim dhe të nxirrte një tabelë të re duke ndryshuar rezultatin?
3. A jemi përballë një pavlefshmërie të paevitueshme, pasi nga tabela e rezultatit të KQZ dalin më shumë fletë të gjetura në kuti se sa numri i votuesve?
4. A ishin zgjedhjet e 8 majit të lira dhe të ndershme, sipas standardeve?
Të gjithat gjasa janë që kjo kërkesë e zotit Jangland të diskutohet në sesionin e ardhshëm të Komisionit të Venecias që mbahet në muajin tetor.
Top Channel