Obama takon veteranët e luftës në Irak e Afganistan

31/08/2011 02:00

Presidenti amerikan, Barak Obama zhvilloi një takim me veteranët e luftës në Irak dhe Afganistan.

“Ju jeni gjenerata e 11 shtatorit. Sot përkujtojmë mbi 6200 ushtarakët amerikanë të rënë në betejë gjatë këtij 10 vjecari të vështirë për Shtetet e Bashkuara”, tha Obama para të ish-ushtarakëve në Mineapolis.

Takimi ka ardhur në të njëjtën ditë kur u publikua edhe kostoja e luftërave në Irak dhe Afganistan për Shtetet e Bashkuara. Vetëm investimet amerikane në Afganistan shkojnë përtëj 30 miliard dollarëve.

Top Channel