Libi, nuk pranohen paqeruajtësit

31/08/2011 13:10

Lidershipi i përkohshëm libian ka hedhur poshtë idenë e dislokimit të cdo lloj force ushtarake ndërkombëtare.

I dërguari i OKB-së në Libi, Ian Martin sqaroi se Kombet e Bashkuara e kishin marrë në konsideratë dërgimin e vëzhguesve ushtarake ne kete vend. Por per kryetarin e Keshillit Kombetar te Tranzicionit, Libise nuk i nevojitet ndihme nga jashte per ruajtjen e sigurise.

Keto zhvillime vijne ne kohen kur rebelet i jane afruar bastionit te kolonelit, vendlindjes se tij Sirte. Mbrojtesve te qytetit u eshte dhene ultimatum deri te shtunen qe te dorezohen, nje ultimatum qe sipas ‘Associated Press’, u refuzua nga zedhenesi i ish-liderit tashme ne arrati.

Asnje komb dinjitoz e i respektuar nuk mund te pranoje kushte nga bandat e armatosura, deklaroi Moussa Ibrahim. Zedhenesi perseriti nga ana tjeter oferten e Gaddafit per te derguar te birin Saad te negocioje me kryengritesit krjimin e nje qeverie tranzicioni. Per ndihmes perfaqesuesin e Libise ne OKB, Ibrahim Dabbashi, situata ne vendin e tij eshte unike.

“Kombet e Bashkuara e kane parashtruar si mundesi dislokimin e trupave paqeruajtese ne terren, por ne fakt kriza libiane eshte nje rast i vecante”, tha ai per BBC. Nuk eshte lufte civile, nuk eshte konflikt mes dy partish, eshte populli qe mbron veten nga diktatura. OKB-ja sipas Ian Martin priste qe lideret libiane te kerkonin ndihmen e saj per krijimin e nje force policore.

“Me sa duket,- shton ai- libianet kerkojne te shmangin cdo lloj dislokimi ushtarak, qofte nga Kombet  e Bashkuara, qofte nga te tjeret”.

Tani nje prej sfidave me te medha per Pallatin e Qelqte, sipas diplomatit, do te jete pergatitja per zgjedhje demokratike e nje vendi si Libia qe nuk ka pasur kurre nje makineri elektorale, as Komision Zgjedhor, as histori partish politike e as shoqeri te pavarur civile.

Top Channel