Te pakten nje e treta e inspektoreve te Drejtorise se Tatim Taksave ne
bashkine e Tiranes, jo vetem e kane quajtur politik largimin e tyre nga
puna, por kane kerkuar ndihmen e kreut te OSBE-se, ne Tirane.

Ne Drejtorine e Tatim Taksave aktualisht jane ne pune 20 persona, nga 80 qe ishte me pare numri total.

“Pas perfundimit te afatit 72-orësh për takimin me titullarin Arben Kau, kemi dëshirë që të paraqesim shqetesimin tone edhe para ambasadorit te OSBE-së. Këto shkëputje nga puna na duken të paarsyeshme sepse stafi është i kualifikuar dhe nga performanca e treguar deri në fund, mendojme se janë vetëm bindje politike, pasi askush nuk ka bërë shkelje për largim të menjëhershëm nga puna”, tha ish-inspektorja në Bashkinë e Tiranës, Marjeta Porja.

Ish-inspektoret e Drejtorise se Tatim-Taksave shprehen se ata jane shkarkuar nga puna per performance te ulet, nderkohe qe gjate 7 muajve te fundit ata nuk jane perballur me nje fakt te tille.

Ndryshimi i administratës

Pas shkarkimit të 51 inspektorëve të tregje-taksave pritet një tjetër valë shkarkimesh të punonjësve të Bashkisë.

Këtë radhë paralajmërohen policët bashkiakë që, sipas kreut të Policisë Bashkiake, po verifikohen nëse kanë bërë shkelje me qëllim shkarkimin e tyre.

“Po vazhdojmë punën dhe po shikojmë dokumentacionin në lidhje me çdo shkelje që kanë bërë këta inspektorë, më me imtësi do të vazhdojmë në rrugë ligjore. Shkelja verifikohet edhe nga mbikëqyrja në terren. Nëse është ndërmarrë një proçedurë dhe nuk është zbatuar do të merret masë ndaj inspektorit që ka mbuluar këtë zonë”, është shprehur Florenc Hoxha, drejtor i Policisë Bashkiake.

Me afrimin e shtatorit duket se ky është vetëm fillimi, pasi tashmë të gjithë drejtorëve të sapo emëruar u është lënë detyrë të gjejnë motivacionet e duhura për ristrukturimin e stafit, çka duket se nënkupton ndërrimin e tij.

Në fakt prej më shumë se një muaj punonjësit e bashkisë ishin në pritje pasi jo formalisht një gjë e tillë u ishte komunikuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta