Arvizu: Vullnet për reforma

31/08/2011 11:45

Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu ka kërkuar që aktoret kryesore të
politikës shqiptare, të tregojnë vullnetin politik, për të cuar përpara
reformat që kërkon vendi, një rruge që është ndjekur më parë nga
Sllovenia dhe Kroacia.

Arvizu ka theksuar se vete shqiptaret luajne nje rol te rendesishem ne bindjet qe ata kane dhe ne kerkesat qe ata i drejtojne liderve te tyre.

“Eshte shume e rendesishme qe njerezit te perqafojne reformat, te ecin perpara dhe kjo duhet te jete nje perpjekje kombetare. E di qe njerezit thone se eshte e veshtire se ka ndasi politike, por fqinjet si Sllovenia dhe Kroacia e kane kaluar kete hendek, nje menyre qe te ecin drejt integrimit europian dhe nuk ka asnje arsye pse kjo te mos ndodhe ne Shqiperi. Kjo u perket aktoreve politike, qe te kene bindje dhe angazhim por edhe shqiptaret duhet t’ua kerkojne liderëve te tyre”, tha Arvizu.

Ambasadori e dha këtë deklaratë për mediat, në dalje të Bashkisë së Tiranës, ku zhvilloi sot për rreth 60 minuta një takim, me kryetarin Lulzim Basha.

“Ambasada amerikane ka një traditë të gjatë bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës dhe ne presim që të vazhdojmë në këtë rrugë”, tha Arvizu, duke theksuar se synimi kryesor është përmirësimi i jetës së qytetarëve të Tiranës, duke marrë parasysh që një e treta e popullsisë së gjithë vendit është përqendruar në këtë zonë.

Ndërsa kryetari Basha theksoi se ka marrë mbështetjen e ambasadorit për bashkëpunim në shumë fusha, duke u shprehur se qeverisja lokale do të jetë transparente dhe efikase në shërbim të qytetarëve.

Arvizu: Unitet nga politika

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet unitet nga faktori politik dhe duhet një pakt kombëtar për integrimin europian.

Arvizu theksoi se me rëndësi është edhe zbatimi i 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian nga ana e Shqipërisë.

Nga ana e tij, ministri Haxhinasto u shpreh Shqipëria ka mbështetjen e plotë të vendeve europiane, por edhe të SHBA-ve, për integrimin.

Pak dite me pare ambasadori Arvizu tha se Shqiperia e ka te domosdoshme reformen ne Kodin Zgjedhor.

“Reforma zgjedhore ështëe domosdoshme. Kodi Zgjedhor,sipas raportit te fundit te OSBE-ODIHR, ka shumë boshllëqe që duhen mbushur“, u shpreh Arvizu.
 

Top Channel