TV: Khamis Gheddafi nuk ka vdekur

30/08/2011 17:55

Nuk është i vërtetë lajmi se një nga djemtë e Gheddafi, Khamis, është vrarë.

Përgënjeshtrimi i informacionit të shpërndarë nga rebelët disa ditë më parë, është publikuar nga një televizion i regjimit libian në faqen e vetë të internetit.

“Përsërisim se lajmi për vdekjen e Khamis Gheddafi është një gënjeshtër”, lexohet në faqen Facebook të al-Libya, e drejtuar nga një tjetër djalë i Kolonelit, Saif al-Islam.

Ndërkohë NATO në një reagim të sajin disa orë më parë ka deklaruar se nuk është në dijeni të lëvizjeve të Gadafit dhe nuk ka asnjë informacion për fatin e djalit të Kolonelit, Khamis.

Zëdhënësja i ka cilësuar si “zëra” raportimet që tregojnë se Khamis ka humbur jetën në një sulm të NATO-s.

Top Channel