Xhaxhai i presidentit amerikan Barack Obama është arrestuar nga policia nën dyshimin se po ngiste makinën e tij në gjendje të dehur.
Onyango Obama, 67 vjec, deklaroi se do të telefononte Shtëpinë e Bardhë për të organizuar lirimin, pasi u ndalua ditën e premte në shtetin amerikan të Masacusetsit.
Onyango, një gjysmëvëlla i babait të presidentit, po mbahet në burg pa garanci financiare, në kuadër të një ligji mbi emigracionin.
Policia deklaron se 67-vjecari me origjinë nga Kenia u arrestua pasi kishte shkelur sinjalet e semaforit dhe për pak kishte goditur një makinë policie.
Zoti Obama akuzohet për drejtim të automjetit nën influencën e alkoolit dhe për neglizhim të rregullave të qarkullimit.
Nga ana e tij, ai është shprehur i pafajshëm lidhur me ngjarjen, e ndodhur në qytetin Framinghem, rreth 20 milje jashtë qytetit të Bostonit.
Oficeri i policisë së Framinghemit, Val Krishtal deklaroi në një raport të shkruar se kur e ndaloi zotin Obama, ai shpërfilli urdhërat e tij dhe argumentet e dhëna për arrestimin.
Top Channel