
Një avion i NATO-s është përplasur me një avion luftarak të forcave
ajrore të Lituanisë, kanë bërë të ditur autoritetet e Viniusit.
Dy pilotët lituanezë kanë arritur të hidhen me parashutë nga avioni i tyre, ndërkohë që avioni francez i tipit “Mirazh” arriti të ulej në tokë.
Mediat lokale në Lituani bëjnë të ditur se dy pilotët lituanezë janë ulur në liqenin Rekiva, në rajonin e Siauliait.
Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha për agjencinë e lajmeve “Associated Press”, se dy pilotët nuk janë gjetur ende. Ndërsa burime të tjera thanë për agjencinë “AFP” se dy pilotët i kanë mbijetuar përplasjes.
Franca ka disa avionë të vendosur në bazën ajrore Zokniai dhe mjerr pjesë në patrullimet e NATO-s mbi vendet balltike. Ende nuk dihet nëse avioni lituanez ishte pjesë e operacionit të NATO-s.
Top Channel