Bajrami, falja e të burgosurve

30/08/2011 13:45

Ne oren 6.30 minuta disa nga te paraburgosurit e 313 ne Tirane lane
qelite per t’u grumbulluar ne fushen e futbollit, ku ata u falen sipas orarit te te gjitha xhamive per Fiter
Bajramin.

Ky institucion per te respektuar besimin fetar te 32 burrave dhe 12 grave qe ndodhen, si te paraburgosur ketu dhe qe kane agjeruar per nje muaj rresht ka thirrur gjithashtu edhe nje teolog, i cili mbajti ritin e faljes se namazit te festes se Bajramit te Madh.

I arrestuar ne kohen qe ishte me agjerim si i dyshuar per korrupsion i eshte bashkuar ritit te faljes edhe ish-drejtori i Qendres Sportive “Qemal Stafa”, Gazmend Sollaku. Kurse mes atyre qe  u be i disati vit qe agjerojne dhe falen nuk mungojne te akuzuar prej kohesh dhe ende ne gjykim emra si Lulezim Berisha apo Bujar Gashit ose te tjere nen gjykim per trafik droge vjedhje.

Qe te gjithe jane pergjunjur para Zotit sikurse edhe nje punonjes i burgjeve qe falet se bashku me te tjeret.

Per keta te paraburgosur mungesa e ritit tjeter sic jane vizitat neper shtepite e besimtareve zevendesohet me shtrengim duarsh dhe urime per njeri-tjetrin.

Ne fund institucioni i 313-es shtroi per besimtaret dreken e Bajramit te Madh ashtu sic bejne jashte ketyre mureve te gjithe besimtaret. Zyrtarisht Drejtoria e Burgjeve raporton se ne te gjitha burgjet kane mbajtur Ramazan 512 persona, ku numrin me te madh te besimtareve e kryeson burgu i sigurise se larte ne Peqin me 130 persona te denuar te formes se prere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA