Kritikat e deputetit socialist Kastriot Islami të intensfikuara dy vitet e fundit, në adresë të lidershipit të partisë ku ai militon duket se janë të hershme.

Këtë e vërteton një kabllogram i datës 6 Qershor  2009 i cili përshkruan një bisedë të zotit Islami me një nënpunës të Ambasadës Amerikane.

Një prej njerëzve strategjik të PS-së, Kastriot Islami në 30 Maj tregoi se ai dhe të tjerë në lidershipin e PS, shpenzuan 90% të kohës të fokusuar në cështjen e kartave të identitetit, egzaminimin e listës së votuesve dhe përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve.

Islami pranoi se ky veprim la pak kohë për fushatë elektorale. Islami gjithashtu përfshi figura qëndrore nga PS thanë se ata ishin të ngadaltë në hapjen e zyrave elektorale pasi mungonin fondet krahasuar me PD e cila kishte financime të mira.

Ndërsa dy persona, jo nga PS, i treguan punonjësit të Ambasadës Amerikane se PS-së i mungonte një axhendë pozitive dhe se ishte e prirur për zhvillimin e një fushate elektorale të përqendruar në të kritikuarin e kryeministrit Berisha.

Në mbyllje të kabllogramit është vënë ky shënim:

“Për të qenë të saktë, Partia Socialiste ka një platformë të detajuar e të përqendruar tek arsimimi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA