“Pango, gjahtar seksi”

29/08/2011 15:00

Skandali i ish-ministrit Ylli Pango, i cili u shfaq nga “Fiks Fare” duke
i kërkuar favore seksuale një vajze të re në shkembim të një vendi pune
i është raportuar Departamentit Amerikan te Shtetit nga Ambasada
Amerikane ne Tirane.

Detajet e dokumentit jane publikuar ne faqen Wikileaks me titull “Partia ne pushtet tregohet e pameshirshme me ministrin e shkarkuar.Me pak se nje ore nga transmetimi filmimeve me kamera te fshehta kryeministri Sali Berisha shkarkoi Ylli Pangon minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve pasi ai kerkoi favore seksuale ne kembim te nje vendi pune”, keshtu nis kabllogrami i dates 6 Mars 2009″.

Shkarkimi Pangos vijon kabllogrami shenoi nje fund poshterues te zerave per shperdorime seksuale te Pangos fillimisht si profesor e me pas minister. Ne raportin e ambasades amerikane per kete ngjarje citohet deklarata e kryetares se parlamentit zonjes Topalli, e cila ftoi parlamentin te votonte per heqjen e imunitetit te zotit Pango.

I njejti kabllogram analizon poziten e veshtire te kryeministrit Berisha, pasi ne kabinetit e tij ministri i Jashtem Basha behej gati te perballej me gjykaten per shperdorim detyre, ndersa ish ministri Mediu ishte pjese e hetimit per Gerdecin. Kete situate ambasada amerikane e komenton si te demshme per kryeministrin Berisha dhe zonjen Topalli te cilet nuk ja lejojne dot vetes nje tjeter skandal ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme te Qershorit.

Ish-ambasadori Withers shkruan ne raport se “nje dite pas publikimit te skandalit, Pango u shfaq ne televizion duke thene se video eshte e sajuar. Por me e tmerrshmja shkruhet ne kabllogram eshte se ai tha se gjithkush ne vendin tim do te vepronte si une. Sipas fjalëve të Pangos të gjithë njerëzit janë të prirur për të rënë viktimë e dëshirave të tyre seksuale”.

Per ceshtjen Pango, ambasada amerikane ne kabllogram perfshin opinionin vendas pas transmentimit te investigimit. “Ai mori ate qe meritonte” theksohet ne kabllogram. Ne pjesen e komentit shkruar nga ambasadori  John Withers, ku nder te tjera ai e pershkruan zotin Pango si nje figure famekeqe i cili kerkonte favore seksuale nga studentet kur ai ishte profesor dhe me pas nga aplikantet e vendeve te punes. Ambasadori Withers vlereson shqiptaret, te cilet nuk tolerojne kur ndodhin te tilla ngjarje me protagoniste zyrtare te qeverise duke theksuar se Pango ishte i treti minister nga kabineti Berisha ne me pak se 1 vit i perfshire ne nje skandal te ketyre permasave 8 dite me vone nje tjeter kabllogram i rikthehet ceshtjes Pango me nje titull te ashper” Ngritja dhe ulja e nje predatori seksual”. “Zerat se Pango kishte nje sjellje prej predatori seksual kishin vite qe qarkullonin. Te gjithe ishin te tronditur kur pane me ze dhe figure, fiksuar ne kameran e fshehte, ku tregohej haptas kerkesa seksuale ndaj nje vajze te re e cila kerkonte te punesohej ne institutin qe ai drejtonte” shkruhet ne kete dokument.

Jo vetem ky rast por edhe shfytezimi studenteve per fushate elektorale ku Pango ishte dekan perfshi plagjaturen e nje libri te botuar nga ai jane pjese e komentit te ambasadorit Uithers. Pavaresisht ketij skandali Ambasada Amerikane e shikon me pesimizem qe Pango te harrohej si personazh. “Gjeja me e pakuptimte e kesaj historie eshte se ajo ka nisur te zbehet, ai vazhdon te jete anetar i parlamentit, mbase perseri do t’i rikthehet punes ne universitet, te jete i perfshire ne politike, sic edhe shume politikane te diskredituar kane bere dhe vijojne te bejne ne Shqiperi” ky eshte konkludimi mbylles i komentit te ambasadori Withers. Nje koment profetik pasi zoti Pango nje vit me vone u rikthye ne pune si pjese e strukturave shteterore.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta