
Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi se nevojitet
unitet nga faktori politik dhe duhet një pakt kombëtar për integrimin
europian.
Në një konferencë të shkurtër për mediat, pas takimit në Ministrinë e Jashtme me kreun e diplomacisë shqiptare, Edmond Haxhinasto, Arvizu theksoi se me rëndësi është edhe zbatimi i 12 prioriteteve të Bashkimit Evropian nga ana e Shqipërisë.
Nga ana e tij, ministri Haxhinasto u shpreh Shqipëria ka mbështetjen e plotë të vendeve europiane, por edhe të SHBA-ve, për integrimin.
Pak dite me pare ambasadori Arvizu tha se Shqiperia e ka te domosdoshme
reformen ne Kodin Zgjedhor. “Reforma zgjedhore është
e domosdoshme. Kodi Zgjedhor,
sipas raportit te fundit te OSBE-ODIHR, ka shumë boshllëqe që duhen mbushur”, u shpreh Arvizu.
Top Channel