Fier, gjendet kufoma e një personi

29/08/2011 10:40

Mëngjesin e sotëm policia e Fierit është njoftuar nga punonjësit e një
kompanie private në zonën e fshatit Marinzë në Fier per pranine e një
kufome në një kanal.

Kufoma ishte ne mbetjet e naftes prane puseve nxjerrese te kompanise Albetrol dhe mendohet se ka disa kohe atje.

Policia mberriti ne vendin e ngjarjes pas njoftimit te dhene dhe nisi punen me identifikimin e personit duke marre ne shqyrtim personat e lajmeruar si te zhdukur. Dyshohet se kufoma eshte hedhur aty per te veshur gjurmet.

Top Channel