Malaj: Ja pse nuk duhet bojkoti

28/08/2011 17:25

Deputeti Arben Malaj është takuar me të rinj dhe simpatizantë të Partisë Socialiste në Kuccovë ku ka bashkëbiseduar me ta për zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare dhe ato në vend.

Malaj tha se kishte zgjedhur këtë qytet për takimin e radhës, pasi socialistët në Kuccovë kanë arritur rezultate të larta në proceset zgjedhore, por në 8 maj humbën për herë të parë drejtimin e dy komunave. Deputeti socialist, një nga kritikët e Ramës në parti, ritheksoi se është kundër vendimeve për bojkotimin e Kuvendit.

“Jemi disa deputetë që duam të shkojmë në parlment dhe ky nuk është gjunjëzim ndaj Berishës se na ka vjedhur votat. Berisha nuk e ka fitoren morale as për zgjedhjet e 2009 dhe as për 2011, por Berisha ka fitoren e zjedhjeve  të 2009 ashtu siç tashmë ka fitoren e bashkisë së kryeqytetit dhe që të mundim Berishën në zgjedhjet e ardhshme ne duhet që të shkojmë në parlament”, tha Malaj.

Takimi në Kuccovë ka vijuar me pyetjet që të pranishmit i kanë drejtuar deputetit Malaj në lidhje me qëndrimet e Partise Socialiste ndaj zhvillimeve në vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA