G99, kërkesë për votat e emigrantëve

28/08/2011 18:40

Në pritje të diskutimeve për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, partia G99 i është rikthyer  përpjekjeve që në kod të përfshihet edhe votimi nga emigrantët shqiptarë.

Ervin Mete, kryetar i G99 shpjegon domosdorshmërinë përse emigrantët duhet të votojnë në vëndet ku ata jetojnë dhe punojnë. Zoti Mete thotë se emigrantët janë kanë rëndësi jetike për ekonominë shqiptare me të ardhurat që sjellin ne vend, por zëri i tyre nuk dëgjohet nëpërmjet votimit.

Edhe Komisioni i Venecias, i cili mund të cilësohet si “Gjykata Kushtetuese” e Këshillit të Europës, e cila disa muaj më parë u ka bërë thirrje shteteve anëtare të tij, ku bën pjesë edhe Shqipëria, që të plotësojë të drejtën e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të votuar për qeverinë dhe institucionet e tjera të vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA