Zgjedhjet, SHBA të shqetësuara

27/08/2011 15:20

Kabllogramet e publikuara nga Wikileaks dëshmojnë një interesim konstant të Ambasadës Amerikane në Tiranë për zgjedhjet e përgjithshme të 2009-s duke i dërguar Washingtonit  informacion të detajuar për të gjitha aspektet para dhe pas proçesit zgjedhor.

Reforma zgjedhore, ndryshimet në Kodin Zgjedhor pas rënies dakord mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, qëllimi final për eleminimin e partive të vogla dhe çfarë përpjekjesh bënte Ilir Meta përfshi synimin final të liderit të LSI-së janë renditur në dokumentin e datës 8 prill 2009.

Raporti i gjatë pasi shtjellon të gjitha lëvizjet politike për reformën zgjedhore mbyllet me një koment përmbledhës të këtyre zhvillimeve ku thuhet:

“I sigurtë se kjo reformë nuk do të mund të eleminojë partinë e tij, Ilir Meta me ambicjen e fortë politike e ka drejtuar atë drejt gjetjes së mundësive për të shfrytëzuar reformën zgjedhore për përfitime të mundëshme”.

Në një tjetër dokument dërguar vetëm 9 ditë përpara ditës së zgjedhjeve shkruhet:

“Gara është shumë e ngushtë. Pavarësisht se PD ka avantazh në para dhe perceptimin e forcës, sondazhet e paraqesin afër barazimit. Ndërsa strategjia e PS-së është të përfitojë nga gabimet e Berishës siç është tragjedia e Gërdecit, skandalet e korrupsionit dhe mbështetja që gëzon e majta për t’ja rritur shanset e fitores”.

“Megjithatë vërehet një plan i PS-së për një bojkot të mundshëm të komisioneve elektotorale që do të çojë në paralizimin e proçesit, në ambasada e kemi bërë të qartë tek PS se një veprim i tillë nuk do të mirëpritet sikurse edhe nga komuniteti ndërkombëtar”.

Të nesërmen e zgjedhjeve të 28 qershorit Ambasada Amerikane ka dërguar një material të detajuar për rezultatet e para. Rezultati i ngushtë shikohet si problematik për mënyrën e qeverisjes.

Hartuesi i raportit ka ngritur këtë shqetësim:

“Një pyetje e madhe për ne (SHBA) është sa efektive do të jetë një mazhorancë e dobët në qeverisje përfshi realizimin e reformave që ne dhe ky vend  i ka të nevojshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA