Korçë, zhvendoset “Luftëtari kombëtar”

27/08/2011 19:05

Zhvendoset për të katërtën herë monumenti i “Luftëtarit kombëtar” në Korçë. Zbatimi i projektit të masterplanit ka prekur edhe këtë objekt identifikues në qytet.

Vepra e punuar nga mjeshtri i madh Odise Paskali është vendosur fillimisht në vitin 1932 në qendër të qytetit të Korçës dhe prej këtij viti numëron plot 4 zhvendosje.

Punonjës të Bashkisë kanë hequr pjesën e skulpturës të punuar me mjeshtëri, për ta ruajtur atë në një magazinë, ndërkohë që në qendër të qytetit tashmë ka mbetur një bazament i zbrazët.

Viti 1985 ishte ai i cili përkoi me zëvendësimin e parë të këtij monumenti në vend të të cilit u vendos busti i diktatorit Enver Hoxha dhe me tej Luftëtari Kombëtar, apo siç njihet nga qytetarët edhe ushtari i panjohur u zhvendos edhe disa herë të tjera.

Për vite të tëra ky monument ka shërbyer jo vetëm si një vlerë, por edhe si një pikë referimi për qytetarët e Korçës.

Nuk dihet tanimë edhe për sa kohë ky monument do të qendrojë i magazinuar diku para se të mund të gjendet një hapësirë e re për t’u vendosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA