Financat në rrezik për zgjedhjet

27/08/2011 15:35

Wikileaks ka publikuar disa kabllogarme tronditëse në lidhje me Shqipërinë që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit të Shtetit gjatë viteve 2008-2009.

Në pjesën dërrmuese të tyre vihet re një shqetësim i madh i ekspertëve të ambasadës për politikat fiskale të qeverisë, gjatë kohës së krizës, përpara se vendi të hynte në zgjedhje.

Ekspertët e Ambasadës kanë shprehur haptazi shqetësimin se dëshira e madhe e qeverisë në atë kohë për të fituar zgjedhjet i ka çuar financat e vendit në prag të kolapsit, madje duke sjellë edhe kosto shtesë për taksapaguesit, pasi largoi Fondin Monetar Ndërkombëtar për të patur dorë të lirë me buxhetin.

Në një kabllogram të dërguar në 8 prill të vitit 2009, të titulluar “Shqipëria ecën në një litar të tendosur financiar” në fund të një materiali që shpjegon se si Shqipëria po kalon një situatë të rrezikshme financiare për shkak se kriza ka goditur të ardhurat, ndërsa qeveria nuk heq dorë nga shpenzimet e larta para zgjedhjeve, ish ambasadori John Withers komenton:

“Berisha duket i gatshëm të rrezikojë gjithçka për t’u rizgjedhur. Mënyra e vetme që kjo situatë të menaxhohej në mënyrë të rrezikshme do të ishte sikur ai të ishte me sy të mbyllur, edhe pse disa mendojnë se është sakaq. Megjithatë në të kaluarën qeveria ka treguar një aftësi të çuditshme për të evituar katastrofat edhe pse në minutat e fundit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA