Drejtoria e Doganave u ka bërë thirrje bizneseve që të nxitojnë për të përfituar nga amnistia fiskale e cila duket se po ecën me ritme të ngadalta.
“Në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave i bëj thirrje edhe njëherë të gjithë subjekteve të këtij ligji që të aplikojnë pranë degëve doganore për të përfituar brenda datës 31 dhjetor 2011, pas kësaj date Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të detyrohet të ushtrojë presionin që i lejon ligji për rekuperimin e borxhit doganorâ€, është shprehur Qazim Merlika, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Doganave.
Shifrat e bëra publike nga Mërlika tregojnë se numri i bizneseve që kanë aplikuar për të përfituar nga ligji është i papërfillshëm.
“Janë kryer 41 pagesa me një shumë mbi 10 milionë lekë. Nuk kanë përfituar 9 raste me shumë 12.9 milionë lekë, pasi personat kanë detyrimin për të bërë deklarim pasurie pranë Institutit të Lartë të Deklarimit të Pasuriveâ€, theksoi Mërlika.
Ndryshe nga biznesi individët kanë qenë më të interesuar për të përfituar nga falja. Sipas ligjit të gjithë ata që kanë blerë një automjet në dy vitet e fundit ta zhdoganojnë ato me 50 përqind të taksës pa paguar kamatvonesën.
“Janë çdoganuar gjithsej 867 automjete duke paguar 177.9 milionë lekë, të cilët kanë përfituar edhe faljen për po të njëjtën shumëâ€, theksoi Mërlika.
Në total sipas shifrave të doganave borxhi dhe detyrimet e tjera doganore që do të falen përmes këtij ligji arrijnë në 14 miliardë lekë ose 147 milionë dollarë.
Top Channel