Vlorë, padi në prokurori për zjarret
26/08/2011 10:25
Drejtoria e policisë së Vlorës do dërgojë në prokurori disa mtaeriale në ngarkim të shtetasit Festim Toja, 43 vjec, përgjegjës i një firme që sipas policisë duhet të mbrohej nga rojet e kompanisë së tij, por që po digjet prej disa ditësh.
Bëhet fjalë për zonën me shkurre dhe pyje pishe në Pish Poro, në Vlorë, zonë e cila tre ditë më parë u përfshi nga flakët.
Zjarret vazhdojnë ende aty ndërsa zjarrfikësit e kanë të pamundur të mbajnë nën kontroll situatën. Ndërkohë, mësohet se edhe në zona përreth ka vatra zjarri. Një prej tyre është në Akerni.
Thirrjes për ndihmë i është përgjigjur pala italiane, e cila pritet të dërgojë një avion që përdoret për fikjen e zjarreve në pyje.
Top Channel