Bulqizë, dështon takimi me minatorët

26/08/2011 14:50

Ka përfunduar pa sukses takimi mes nënkryetarit të bashkisë së Bulqizës dhe minatorëve, të cilët vijuan edhe sot protestën e tyre.

Nënkryetari i bashkisë u përpoq të bindte minatorët të nënshkruanin marrëveshjen me kompaninë ACR.

Por minatorët këmbëngulin që marrëveshja me ACR-në të nënshkruhet vetëm në prani të kreut të sindikatës së tyre, Kol Nikolla.

Ky i fundit refuzohet nga drejtuesit e kompanisë që menaxhon minierën e kromit, e cila kërkon që marrëveshja të nënshkruhet me një përfaqësi prej 4 minatorësh.

Top Channel