Gjinushi: E keqja është Berisha

25/08/2011 16:25

Propozimi i hedhur nga Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri nga ky aktuali në proporcional rajonal preferencial, për liderin socialdemokrat Skënder Gjinushi shikohet si një tërheqje e vëmendjes nga themelorja.

Zbatimi i rregullave të lojës të vendosura në sistemet zgjedhore.

“Cdo lloj sistemi është aq demokratik nëse zbatohet drejt dhe zgjedhjet bëhen sipas standartit. Defekti qëndron tek shkelja e sistemeve. Ne duhet të ndryshojmë politikën që nuk bazohet tek vota e lirë. Ka nevojë për përmirësime, ndonëse si me sistemin gjerman ashtu dhe me atë spanjoll ne votat i kemi me sistemin alla-Sali. Sistemi i zgjedhjeve nuk mund të përfaqësohet nga ky sistem politik, nga kjo qeveri”, deklaron Gjinushi.

Duke komentuar intensitetin e diskutimeve për kandidatët se kush do të jetë presidenti i ardhshëm i Shqipërisë, zoti Gjinushi mendon se të tilla diskutime janë të parakohshme.

“Shqipëria është në krizë ekonomike e sociale dhe kriza e ka emrin “qeveri”. Nuk është problemi se cili do të jetë presidenti i ardhshëm. Kjo është një taktikë për largimin e vëmendjes nga problemet kryesore. Kushdo që të zgjidhet president, me Berishën nuk mund të ketë bashkëpunim”, vlerëson Gjinushi.

Kryetari i PSD vazhdon të jetë stoik në qëndrimet tashmë të njohura se opozita nuk duhet të bëhet palë me kryeministrin Berisha në reforma, të cilat edhe nëse ndërmerren nuk sjellin rezultat.

“Tani nuk bëhet fjalë për opozitë radikale, por për një qeveri radikale, që krahasohet me një fashizëm oriental. Opozita nuk mund të bëhet palë me të dhe të thotë se kjo vjen nga mungesa e reformave. Nëse opozita thotë se me reforma mund të ndryshojë këtë qeveri, atëherë mashtron shqiptarët dhe ndërkombëtarët”, nënvizon Gjinushi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA