Berisha: Zëvendësoni drurët jofrutorë

25/08/2011 16:20

Pasi ka shpallur nisjen e punimeve për rrugën Hotolisht-Frarë, kryeministri Berisha ka folur sërish me terma bujqësore para banorëve të kësaj zone, duke kujtuar projektin e ullirit dhe të arrorëve.

“Por zoti kryetar dhe të dashur fermerë, është në dorën tonë të dyfishojmë të ardhurat ku ne jetojmë. Po vijmë nga Elbasani këtu. Ju e dini se cdo dru jofrutor që ndodhet në brigjet e Shkumbinit mund të ishte arrë, lajthi, pra mund të ishte një dru frutor, me të cilin do garantonim të ardhura më tepër. Prandaj, ne kemi shfaqur projektin e ulirit dhe projektin e arrorëve. Ju e dini më mirë se unë se cfarë platancionesh me arra ka patur buzë të Shkumbinit. Le të vendosim së bashku t’i rikthejmë ato në interesin tonë më të mirë”, ka deklaruar Berisha.

Duke mos mohuar varfërinë në zonën e Librazhdit, kryeministri lavdëroi resurset natyrore të këtij qarku.

“Do bëjmë gjithcka që drurët jofrutorë t’i zëvendësojmë me dru frutorë. Do bëjmë gjithcka që të rrisim të ardhurat tona. Rritja e të ardhurave është një kusht që të bëhemi një vend i zhvilluar. Sot në Librazhd ka familje të varfëra, por pasuritë e këtij rrethi mjaftojnë jo vetëm për ju, por edhe më gjerë”, është shprehur Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA