ACR thirrje minatorëve: Rifilloni punën

25/08/2011 13:40

ACR i ka bërë thirrje të gjithë punonjësve t’i bashkohen grupit që ka filluar sot punën për kthimin në normalitet të minierës së Bulqizës.
 

Minatorët duhet të kontaktojnë administratën e minierës, në sektorin të cilit i përkasin, për të nisur punën.

Me paraqitjen në administratën e minierës minatorëve do t’u njihen të gjitha të drejtat që rrjedhin nga oferta e bërë publike e ACR.

Kompania ACR i bën thirrje minatorëve të mos bien pre e kërcënimeve të Kol Nikollës dhe disa pasuesve të tij. ACR siguron minatorët që mbrojtja e tyre është e garantuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA