Unaza, ende pa dëmshpërblime

24/08/2011 16:15

Banoret e Saukut te cileve iu shkaterruan shtepite dy dite me pare per
t’i hapurr rruge ndertimit te Unazes se Madhe nuk kane marre ende
parate.

Arben Barhja tre dite me pare kishte nje shtepi dykateshe, nderkohe sot, ka nje kete cader, ku qendron per te ruajtur germadhen e mbetur qe i kujton atij te gjithe mundin e djersen qe kishte derdhur per ta ndertuar. Shtepine ia kane vleresuar vetem 9.3 milion leke, te cilat i ishte thene se do t’i merrte sot, por ne banke i thane se nuk jane derdhur. Pret neser te paraqitet edhe njehere megjithese nuk eshte aspak i kenaqur pasi vlera e shtepise eshte shume me e madhe se kaq.

Ne vilen dy kateshe qe kishte me pare jetonin Arbeni me familjen ne katin e pare  dhe djali me familjen e tij ne te dytin, ndersa tani thote se nuk i dalin llogarite, pasi nese do te bleje po ne kete zone me shumen ne dispozicion merr vetem nje garsoniere. Ai pret me shprese se do t’i vleresojne edhe truallin por dhe per token vleresimi prej 26 mije leke metri katror i duket qesharak .

Tashme pret qe kryetari i bashkise t’u jape leje ndertimi per te ngritur edhe njeherë nga e para shtepine ne token qe zoteron me tapi, ndaj kerkon qe te mos u vonohen procedurat pasi familjaret i ka shperndarë dhe strehuar neper te aferm.

Ankesa për kompensimet

Në segmentin e parë ku do të kalojë Unaza e Re, prej disa ditësh vijon aksioni për prishjen e të gjitha objekteve ku do të kalojë ky aks.

E ndërsa fadromat do të shkatërrojne plotësisht rreth 45 objekte të cilat jane të ndërtuara mbi bazen e të gjitha rregullave, pronaret e ketyre shtepive tregojne se nuk jane demshperblyer nga shteti dhe se pasuria e tyre disa vjecare eshte vleresuar fare pak.

Pronaret e ketyre objekteve shprehen se demshperblimi nga shteti eshte fare i vogel dhe aspak i perafert me vleren reale qe keto objekte kane ne treg.

Banoret e ketyre objekteve kerkojne qe shteti t’u demshperbleje per vleren reale te pasurive te tyre, por edhe t’u jape me shume kohe qe ata te nxjerrin jashte objektet nga banesa, dhe te kene mundesi te gjejne nje vend per t’u akomoduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA