Nderron jete pak pas mesnatës ambasadorja e Cekise ne Tirane, Marketa Fialkova.
Kryediplomatja ceke 55-vjecare vdiq rreth orës 00:30 dhe sipas të dhënave të deritanishme paraprake të policisë, ndarja nga jeta ka ardhur për shkaqe natyrale.
Ambasadorja jetonte mes Tiranës dhe Pragës, nuk kishte fëmijë dhe nuk jetonte me bashkëshortin e saj.
Fialkova lindi në 27 mars të vitit 1956 në Pragë të Çekosllovakisë.
Aktivitetet e saj në politikë nisën në vitin 1977, kur nënshkroi Kartën 77 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me influencë të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki)
Nga viti 77 deri në vitin 89 iu privua e drejta për të kryer studimet dhe për të filluar një karrierë profesionale të rregullt për arsye politike.
Prej vitit 1990, falë aftësive dhe formimit, ajo nisi punën si diplomate në Ministrinë e Jashtme Ceke. Deri në vitin 94 punoi se kryediplomate ceke në Poloni, ndërsa nga shtatori 2007 deri më sot, ajo punoi si ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë.
Kryeministri telegram ngushëllimi homologut cek
Kryeministri Sali Berisha i shprehu, me anë të një telegrami, ngushëllimet Kryeministrit të Çekisë, zotit Petr NeÄas, për ndarjen nga jeta të ambsadores ceke në Tiranë, Marketa Fialkova.
“Me hidhërim të thellë mora vesh lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të Znj. Marketa Fialkova, Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë. Ambasadorja punoi me përkushtim duke dhënë një kontribut të çmuar për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. Dëshiroj të vlerësoj, veçanërisht, bashkëpunimin e ngushtë me të, në kuadër të Presidencës çeke të BE-së”, thuhet në telegram.
Haxhinasto: Fialkova, diplomate e nivelit të lartë
Ministri i Jashtëm shqiptar Edmond Haxhinasto, pas lajmit për ndarjen nga jeta të ambasadores Fialkova, i shprehu ngushëllimet homologut të tij cek. Shvarcenberg.
“Ambasadorja Fialkova ishte një diplomate e nivelit te lartë,e cila ka dhënë kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit. Haxhinasto i ka shprehur ngushëllimet edhe të afërmve dhe familjarëve të ambasadores.
Top Channel