Rreziqet që kërcënojnë Libinë

24/08/2011 19:40

Pas festimeve në Bengazi dhe Tripoli, njerëzit e kuptojnë se lufta nuk ka përfunduar ende. Ekziston rreziku i kaosit, nëse fill pas zhvillimeve të fundit nuk merr në dorë frenat e vendit, një qeveri e re.

Pritshmëritë janë përqendruar të Këshilli Kombëtar i Tranzicionit, i themeluar nga kryengritësit në Bengazi, në ditët e para të revolucionit.

Por kjo lë ende të hapur, një çështje jo pak të rëndësishme; kush do të jetë udhëheqësi i ardhshëm, që do të drejtojë Libinë, pas 42 viteve të regjimit të Gadafit?

Në krye të listës, është kreu i Këshillit, Mustafa Abdul Xhalil, ish-ministri i Drejtësisë, shumë popullor në lindje, i njohur për ndeshmërinë dhe guximin për të thënë “Jo”.

Nuk kanë qenë të pakta herët kur ai ka deklaruar se do të japë dorëheqjen.

Një tjetër kandidat konsiderohet edhe Mahmud Xhibril, kreu i Bordit Ekzekutiv të Këshillit.

Një teknokrat i zoti në marrjen e shumë vendimeve, për të drejtuar kryengritjen.

Një tjetër emër është Ali Tarhuni, një politikan i njohur, i kthyer nga mërgimi për t’u marrë me një çështje vitale atë të financimit të kryengritjes.

Apo Shokri Ganem, ish-kryeministri i cili ndihmoi në liberalizimin e ekonomisë, megjithëse ndodhet jashtë Libisë dhe nuk bën pjesë në Këshillin Kombëtar të Tranzicionit. Kërcënimet e ardhshme për qeverinë e re mund të jenë; plaçkitja, hakmarrja kundër besnikëve të Gadafit, atentatet, të gjitha këto kërcënojnë rendin dhe stabilitetin.

Vetë Këshilli Kombëtar i Tranzicionit është një përzierje fraksionesh të ndryshme, islamiste dhe sekulariste, ku bëjnë pjesë ish-anëtarë të regjimit dhe politikanë në mërgimin – disa me shumë më pak të përbashkëta, se të rrëzojnë nga pushteti Kolonelin.

Lëvizja e kryengritësve është një koalicion i pazakonte mes lindjes dhe Perëndimit.

Askush nuk ka harruar vrasjen e ish-shefit ushtarak të kryengritësve, gjeneralit Abdul Fatah Junis, ish ministër i Brendshëm – i vrarë nga disa prej njerëzve, që ishin nën komandën e tij.

Asnjë personalitet politik karizmatik nuk është shfaqur deri tani në anën e kryengritësve, një figurë që do të detyronte si disidentët apo kryengritësit në të njëjtën udhë, duke shëruar ndasitë e mëdha që ekzistojnë në Libi.

Por gjithësesi, pas katër dekadash të Gadafit në pushtet, libianët kurrësesi nuk do të përsërisnin modelin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA