Kryetari Partise Republikane Fatmir Mediu duke komentuar raportin e
OSBE-ODIHR-it i shikon si te domosdoshme implementimin e rekomandimeve,
madje sipas tij thuhet te shkohet me tej duke propozuar ndryshimin e
sistemit zgjedhor aktual.
“Raporti ka shtruar nje pergjegjesi ndaj klases politike nga rekomandimet dhe plotesimi tyre. Rekomandimet nuk duhet te shihen si pjese e lojes sone politike, por si te interesave te qytetareve shqiptare per te arritur standardet qe ne deshirojme. Sistemi aktual zgjedhor ka atrofizuar politiken shqiptare.Ne gjykimin tim personal dhe te Partise Republikane edhe po te mbetemi brenda proporcionalit rajonal ne duhet te zhvillojme nje proporcional rajonal preferencial duke pare te gjithe mundesite per konkurim te gjithe individeve atyre qe jane brenda politikes dhe atyre qe duan te perfshihen ne poltike per mos ta lene kete monopol individeve te caktuar”, tha Mediu.
Zoti Mediu ka parashtruar edhe rruget qe Partia Republikane do te ndjeke per realizimin e ndryshimit te sistetimit zgjedhor.
“Ne duhet te shikojme brenda mazhorances qe te arrijmë ne nje gjykim te perbashket se cfare eshte ne nevojshme per zhvillimin demokratik ne Shqiperi. Mendimet tona do t’i ofrojme te aleatet e mazhorances. Ne kemi filluar kontaktet me perfaqesuesit e mazhorances”, tha Mediu.
Ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 per Fatmir Mediun nuk ndikuan pozitivisht ne jeten politike te vendit.
Top Channel