Serbia nuk ka mundur t’ia kthej fjalën menjëherë kancelares gjermane, Angela Merkel.
Por vizita e saj në kryeqytetin serb nuk i ka gëzuar të gjithë dhe nuk ka qenë një lajm i mirë.
Deklaratat e saj për heqjen e institucioneve paralele në Kosovë ka vënë Serbinë edhe para një dileme që deri tani nuk ishte ushqyer si e tillë.
Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremiç është i kënaqur dhe i pa kënaqur me vizitën.
Ai ka thënë se sa i përket Kosovës pajtueshmëria është shumë e vogël, përveç faktit që duhet ruajtur qetësinë dhe stabilitetin.
Zyrtarët serbë kanë thënë se është e papranueshme për momentin për Serbinë që të heqin institucionet nga Kosova.
Ndërkohë një pjesë thonë se ky është një mesazh i qartë për zbatimin e planit të Ahtisarit për pavarësinë e Kosovës.
Gjatë vizitës së Merkel në Serbi askush nuk ka komentuar rekomandimet e qarta të saj dhe nuk ka pasur përgjigje.
Por, ka pasur të tillë që edhe këtë vizitë e kanë konsideruar si rrënim të Serbisë para interesave kombëtare.
Top Channel