Aksident në Përmet, një i vdekur

24/08/2011 23:15

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor malor Çashovë-Biovizhdë në Përmet.

Nga informacionet e para një kamion ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi 35 vjecar, Gentian Hyseni, i cili mendohet se ka qenë edhe drejtuesi i mjetit, dhe është plagosur shtetasi tjetër, Altin Hasani.

Nga hetimet paraprake të policisë mësohet se shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë një defekt në sistemin e frenimit të mjetit. Gjithsesi hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes tragjike.

Aksident në Krujë, katër të plagosur

Tre automjete janë përplasur në aksin rrugorë Bubç – Fushë Krujë. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Mazhe të Krujës.

Sipas burimeve zyrtare, të policisë së Krujës mësohet se nga aksidenti janë plagosur katër persona, dy prej tyre në gjendje kome dhe aktualisht ndodhen në gjendje koma në Spitalin Ushtarak Tiranë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se të plagosurit janë Lorenc Çela 20 vjeç nga Fushë Kruja dhe Everis Greca nga Shijaku.

Policia rrugore e Krujës ka mbërritur në vendin e ngjarjes, duke kryer edhe ekpertizës, sipas saj, mjeti tip “Opel” me targa të Laçit, duke tentuar të shmangej përplasjes së një autoveture që vinte përballë tij, ka goditur në pjesën e pasme një tjetër makinë tip “Opel” me targa të Durrësit e më pas dy mjetet janë përplasur me një tjetër autoveturë të parkuar pranë një lokali. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA