Zjarr masiv në Bushat

23/08/2011 10:05

Sipërfaqe të mëdha me pyje dhe kullota janë përfshirë nga flakët në
rrethin e Shkodrës në disa zona të ndryshme. Zjarri masiv ka mbuluar
kodrat ne komunen e Bushatit, ndërsa te rrezikuara nga zjarri jane
banesa te tera, antenat e kompanive celulare si dhe nje repart ushtarak
qe ndohet ne maje te kodres se Zefjanes.

Nderkohe vater tjeter aktive problematike vazhdon te mbetet zjarri ne malin e Taraboshit qe per shkak te temperatures se larte dhe eres flaket kane marre drejtimin e lagjes turistike te Zogajt ne Shkoder ne kufi me Malin e Zi.

Por ne oret e mbremjes zjari ndryshoi drejtim. Dje pasdite eshte shfaqur vater zjarri dhe ne fshatin Luarez ne Velipoje por nderhyrja e zjarrfikseve dhe policise pyjore  ka bere te mundur qe zjarri ne kete zone te shuhet. Nderkohe qe ka informacione per vatra zjarri ne disa bjeshke te rrethit Malesi e Madhe. Shqetësim perben aktualisht zjarri ne kodrat e Bushatit ku dhe ndodhet reparti me depot e municionit, ne ndihme te zjarrfikseve dhe policise pyjore ne kete zone jane vene dhe nje numer i madh banoresh qe me mjete rrethanore po tentojne te izolojne flaket e zjarrit, nderkohe qe zjarri vazhdon te perhapet me shpejtesi.

Vatra zjarri edhe në Berat

Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar gjatë ditës së djeshme në fshatin Sinjë në rrethin e Beratit, ku sipërfaqe të tëra me shkurre janë shkrumbuar nga flakët, ndërkohë që dhe raste të tjera zjarri është regjistruar në kodrat me pisha në qytet si dhe disa fshatra në toka me ullishte.

Kanë qënë banoret ata të cilët sapo kanë parë shfaqjen e flakëve të zjarrit kanë kërkuar ndihmën e sektorit të zjarrfikëses. Zjarri i përmasave të mëdha ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe era ka përparuar me shpejtësi duke djegur krejtësishtë kodrat me shkurre të kësaj zone.

Janë regjistruar raste të ngjashme të rënies së zajrreve në në kodrat me pisha në qytetin e Beratit si dhe në fshatrat Lapardha e Tërpan. Raste të rënies së zajrreve ka pasur dhe në kodrën e quajtur “Lisi i Beçit”. Mjetet dhe punonjësit zjarrfikës kan ndërhyre edhe në fshatin Lapardha ku disa hektarë tokë mbjellë me ullinjë jane përfshirë nga flakët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA