Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar gjatë ditës së djeshme
në fshatin Sinjë në rrethin e Beratit, ku sipërfaqe të tëra me shkurre
janë shkrumbuar nga flakët, ndërkohë që dhe raste të tjera zjarri është
regjistruar në kodrat me pisha në qytet si dhe disa fshatra në toka me
ullishte.
Kanë qënë banoret ata të cilët sapo kanë parë shfaqjen e flakëve të zjarrit kanë kërkuar ndihmën e sektorit të zjarrfikëses. Zjarri i përmasave të mëdha ndihmuar dhe nga temperaturat e larta dhe era ka përparuar me shpejtësi duke djegur krejtësishtë kodrat me shkurre të kësaj zone.
Janë regjistruar raste të ngjashme të rënies së zajrreve në në kodrat me pisha në qytetin e Beratit si dhe në fshatrat Lapardha e Tërpan. Raste të rënies së zajrreve ka pasur dhe në kodrën e quajtur “Lisi i Beçit”. Mjetet dhe punonjësit zjarrfikës kan ndërhyre edhe në fshatin Lapardha ku disa hektarë tokë mbjellë me ullinjë jane përfshirë nga flakët.
Top Channel