Numërimi votave në KQZ të komunës Shalë në Shkodër ka nxjerrë fitues me
vetëm dy vota në avantazh kandidatin e koalicionit të majtë Bal Vuksani.
Zgjedhjet ne kete komune deshtuan dy here rresht dhe vetem me prani te shtuar policore u be i mundur realizimi votimit te dielen e kaluar. Votat u derguar ne Shkoder por per shkak te konflikteve mes anetareve te KZAZ qe do realizonte numerimin e votave KQZ vendosi qe kete proces ta realizoje vete.
Per kete arsye dje kutite e votimit jane marre me helikopter ne Tirane dhe ne mbreme KQZ nisi procesin e numerimit. Nga numërimi i fleteve të votimit ka rezultuar që kandidati i “Aleancës për të Ardhmen” Bal Vuksani të kishte marrë 644 vota ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin” Dedë Tonaj të marrë vetëm dy vota më pak, 642 vota.
Po ashtu, nga ky numërim kanë rezultuar 40 fletë votimi të pavlefshme ndërsa kanë marrë pjesë në votim rreth 50 përqind e votuesve të komunës së Shalës. Shpallja perfundimtare e rezultatit pritet te behet pasi te kaloje edhe afati qe i jep te drejte humbesit te ankimoje.
Top Channel