Një ure pasarelë e ndërtuar që në kohën e Ali Pashë Tepelenës është duke
u shkatërruar. Ali Pasha e ndërtoi atë në mënyrë që t’i shërbente
lidhjes së kështjellës me krahinën që e furnizonte me ushqim dhe
materiale.
Pasarela qindra vjecare sot ka gjendje kritike, ajo eshte e pamirembajtur dhe eshte duke humbur vlerat e saj monumentale dhe historike por edhe eshte kthyer ne nje vend te rrezikshem per 1500 banoret e zones qe duhet te kalojne cdo dite aty.
Në këtë pasarelë kalojnë cdo ditë tregtarët e ngarkuar me produktet të shesin në qytet dhe që prej fillimit të vitit mësimor më shumë se 60 fëmijë nga 3 vjec deri në 15 vjec që ndjekin kopshte dhe shkolla në Tepelenë. Pasarela u restauruar plotësisht 12 vjet më parë, por cilësia e punimeve bëri që të kthehet në gjendjen e mëparshme brenda pak vitesh. Kryetari i komunës Qendër Teplenë Redi Rami thotë për Top Channel se në bazë të dokumentacionit ekzistues ura është restauruar edhe disa herë të tjera me fonde të pjesshme duke mos i dhënë dot zgjidhje problemit.
E njohur edhe si Ura e Ali Pashës kjo vepër është pasarela më e gjatë në jug të vendit me 250 metra gjatësi, dhe komuna po përgatit kërkesën për t’i dhënë statusin e një monumenti kulture.
Top Channel