Shkodër, dhëndrri vret vjehrrin

22/08/2011 23:10

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës në orët e mbrëmjes së sotme. Shtetasi Ded Marku ka vrarë me armë të ftohte, thikë, vjehrrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e Ded Markut në lagjen “Ajasëm” ku mendohet se vjehrri, 60 vjecari, Gjon Kodra kishte shkuar për të sqaruar një mosmarrëveshje që kishte lindur mes dy familjeve.

Por mosmarrëveshjet janë përshkallëzuar dhe Ded Marku ka qëlluar disa herë me thikë vjehrrin e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer arrestimin e autorit të saj bashkë me të vëllanë, Gjovalin Marku, që dyshohet se ka bashkëpunuar në krimin e rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA