Milan fiton trofeun ‘Berluskoni’

22/08/2011 12:35

Milani ka fituar një tjetër trofe në prag të sezonit të ri, këtë herë
kuqezinjtë kanë marrë trofeun miqësorë me Juventusin që mban emrin e
babait të presidentit Silvio Berluskoni.

Edhe pse me mungesën e Ibrahimovic dhe lojtarëve brazilian, Pato, Robinjo e tiago Silva Milani është treguar në lartësinë e duhur për të mundur Juventusin. Në fillim një supergol i Kevin Princ Boateng i cili gjithnjë e më shumë po mer një rol me detyra sulmuese te kuqezinjtë, ndërkohëqë Sedorf me një goditje standarte shënon sërish një gol të pamundur për t’u ndaluar as nga Xhixhi Bufon.

Në pjesën e dytë luan ndryshe Juventusi edhe pse i mbështetur në lojtarët e vjetër si Pirlo apo Del Piero i cili dha asistin për golin e vetëm të bardhezinjve që u shënua nga Vucinic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA