Meta: Forcat politike të bashkëpunojnë
22/08/2011 13:30
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u bëri thirrje
forcave politike të bashkëpunojnë dhe kërkoi nga klasa politike që të
angazhohet pasi vendi duhet të marrë statusin kandidat për në Bashkimin
Evropian.
Në një konferencë për shtyp, Meta kërkoi votimin në kuvend të 16 ligjeve që lidhen me integrimin e vendit.
“Duhet të nisë menjëherë nga puna Komisioni i Integrimit. Ndryshimet Kushtetuese kërkojnë kohë dhe konsensus të gjerë”, tha Meta.
Top Channel