Dyndje në Kakavijë

21/08/2011 11:15

Qindra emigrantë dhe turistë shqiptarë që kërkojnë të udhëtojnë drejt Greqisë, janë bllokuar sot për orë të tëra në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës në Gjirokastër.

Në Kakavijë aktualisht ndodhen të ndaluara më tepër se 300 autovetura dhe më tepër se 30 autobusë.

Rradha ka arritur në 1km dhe situata vazhdon të rëndohet. Sipas burimeve lokale, pala greke ka ulur ritmet e punës deri në ndalim të plotë.

Situata po monitorohet prej policisë shqiptare, drejtues të së cilës kanë zhvilluar takim me palën greke, ndonëse situata ende nuk ka ndryshuar.

Pala greke po punon me një sportel, ndërsa pala shqiptare me 7 sportele.

Mësohet se rradhë të gjata janë shënuar edhe në hyrje për në tokën shqiptare.

Gjendja është e rënduar, edhe për shkak të temperaturave të larta që mbizotërojnë aktualisht në zonën e Gjirokastrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA