PD: Raporti më i mirë i ODIHR-it

20/08/2011 15:05

Për Oerd Bylykbashin, ish-ekspert i OSBE-së për cështjet zgjedhore dhe
drejtor kabineti i kryeministrit Berisha, raporti i ODIHR-it për
zgjedhjet, i krahasuar në kohë, është raporti më i mirë.

Raporti evidenton sipas tij, një përmirësim të dukshëm në disa fusha dikur problematike

Oerd Bylykbashi:  Në këtë këndvështrim raporti është dukshëm një progres karshi vitit 2009 dhe mbetet raporti më i mirë i dalë deri më sot.

Top Channel: Le të mbetemi pak te Tirana. Kur raporti thotë se vendimi i kQZ, vendimi 709, nuk kishte një bazë të qartë ligjore, cili është komenti juaj?

Oerd Bylykbashi:
Raporti thotë që zgjedhjet kompetitive dhe këtë të tërë e pranojnë, dhe ato s’do ishin kompetitive në mënyrë efektive, nëse nuk numëroheshin të gjithë fletët e votimit. Në asnjë moment rasporti i ODIHR-it nuk e vë këtë në dyshim. Diskuton për aspekte proceduriale, por që në asnjë rast nuk prevalojnë mbi parimin që të gjithë votat duhet të numërohen.

Zoti Bylykbashi, bashkautor teknik i kodit aktual me Damian Gjiknurin, pranon se reforma e ardhshme do të jetë gjithpërfshirëse, njësoj si rekomandimet e fundit të ODIHR-it dhe njësoj si një ftesë që demokratët u kanë drejtuar më parë tërë spektrit politik:

Oerd Bylykbashi:
  Unë jam i sigurt që këtë format do të ketë edhe reforma e ardhshme. POr thekson edhe rëndësinë që ka për reformën e ardhshme zgjedhore që të dy forcat kryesore politike të bien dakort njëra me tjetrën, për shkak të shumicës së cilësuar.

Top Channel:  Në kuadër të mirëbesimit, a jeni të gatshëm të rishikoni formulën e kompozimit të KQZ-së?

Oerd Bylykbashi: Në fakt ne do të kemi mundësinë të shikojmë cilët do të jenë ata elementë që do ta na e rrisin besimin te KQZ? Eshtë vetëm përbërja apo edhe procedurat?
 
A do të jetë reforma zgjedhore një reformë më e gjerë apo jo? Oerd Bylykbashi jep një përgjigje që mund të mos i pëlqejë të gjithëve:

Oerd Bylykbashi:
Gjithmonë ka nevojë për të ndryshuar dicka tjetër, por sa i takon ndryshimit të kushtetës, kryeministri dha një përgjigje shteruese para ca ditësh.

Pra përgjigjja, është jo. Ndërkohë që ndryshimi i Kushtetutës, sidomos për zgjedhjen e presidentit, është një nga kërkesat kryesore të opozitës. A do të mbetet reforma zgjedhore peng e pozicioneve në dukje të papajtueshme mes palëve, kjo mbetet për t’u parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA