Mbyllet pas 27 ditesh, ndonëse përkohësisht greva e minatorëve të
Bulqizës pas ndërhyrjes së forcave speciale, të cilat në mesnatë janë
përleshur me familjarët e të ngujuarve dhe më pas, gjatë dites kanë
nxjerrë nga greva edhe minatorët.
Pas shume ore tensioni gjate gjithe nates dhe bisedimesh qe kane vijuar deri ne oren 10:00 te paradites se te shtunes, minatoret i kane dhene fund greves 27 ditore te zhvilluar 1400 metra nen toke, kane vendosur t’i japin fund greves se urise. Grevistet jane shoqeruar menjehere ne spital per t’i dhene te gjithe ndihmen e duhur mjekesore.
Punonjesit e policise, kane qene te pranishem gjate gjithe kohes prane minieres se Bulqizes, pasi ata kishin si detyre zbatimin e vendimit te gjykates per nxjerrjen jashte te greviste. Por nje marreveshje mes efektivave blu dhe sindikalisteve ka cuar ne marrjen e ketij vendimi per mbylljen e kesaj greve brenda galerive, dhe rinisjen e saj diten e hene jashte ambienteve te minieres.
“Nëse respektohen ligjet dhe kërkesat tona, greva merr fund, në rast të kundërt ne nuk tërhiqemi”, tha kreu i Konferederatës, Kol Nikolla.
Minatoret jane shprehur se diten e hene do te rinisin serisht greven prane ambienteve te jashtme te ACR-se. Ata kane kerkuar qe te gjtha deklaratat e pronares se ACR-se te dhena publikisht te respektohen nga kompania dhe te negociohet edhe per pikat e tjera te marreveshjes. Mesohet se gjate dites se shtune ne bulqize ka mberritur me helikopter edhe pronarja e ACR-se Rohtraut Skatche-Depich.
ACR: Kënaqësi për daljen e minatorëve
Kompania e kromit ACR shprehu vlerësimin për daljen e minatorëve nga greva e urisë, ku qëndruan për ditë të tëra në galeri.
Administratori Giga Bedineishvili tha se ‘është kënaqësi që minatorët dolën nga nëntoka pa ndonjë rrezik apo incident për jetën e tyre’.
“Dalja nga galeritë do t’i shërbejë rikthimit të normalitetit në minierë”, tha Bedineishvili.
ACR: Nuk largohemi nga Bulqiza
Greva e minatorëve të Bulqizës ka sjellë në Shqipëri presidenten e kompanisë Decometal Austria e cila ka në pronësi kompaninë konçesionare ACR.
Zonja Rohtraut Skatche-Depich në një intervistë për Top Channel fillimisht jep komentet e saja për grevën e minatorëve.
“Mendimi im është se greva është krijuar në mënyrë artificiale. Fatkeqësisht anëtarë të papërgjegjshëm të unionit inicuan grevën duke mos patur interesin e minatorëve”, është shprehur Skatche-Depich.
Të enjten kompania ACR bëri publike një memorandum mirëkuptimi, por që mori refuzimin e drejtuesve të sindikatës. Presidentja e Decometal tregon hapat që parashikon të ndërmarrë përballë kësaj situate.
Top Channel