Kim Jong Il në Rusi

20/08/2011 14:10

Pas gati nëntë vjetesh, prej vitin 2002, udheheqesi i Korese se Veriut,
Kim Jong Il ka vendosur të vizitojë Rusinë, ku do te takohet me
presidentin Dmitrij Medvedjev dhe kryeministrin Vladimir Putin.

Treni i tij mbërriti në qytetin kufitar të Kasanit. Takimi me shefin e Kremlinit do te zhvillohen ne Ulan Ude, qytetin e Siberise, qe ndodhet qindra milje ne veri-perendim te Vladivostokut. Sic raportojne mediat, sipas të gjitha gjasave, ata do të diskutojnë për nisjen e bisedimeve ndërkombëtare për programin bërthamor të Koresë së veriut. Nderkohe Peniani dhe Moska janë në diskutime për një gazsjellës që do të përshkrojë territorin e koreano-verior, për të mberritur në fqinjin e Jugut.

Analistet jane te mendimit se ky gazjelles do te kete nje ndikim politik dhe ekonomik dhe potencialisht do te lejoje Korene e Veriut te kontrolloje nje pike te rendesishme furnizimi, për Korene e Jugut.Vizita e udheheqesit te Korese se Veriut vjen në një kohë të vështire ekonomike dhe mungese ushqimore. Te premten, Moska njoftoi se do te garantoje 50 mije tone grure, si ndihme, për Penianin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA