Berlin, digjen sërish automjete
20/08/2011 12:55
Për të katërtën natë me radhë në Berlin ka pasur djegie të autoveturave
nga persona të panjohur. Të premten janë djegur edhe 11 automjete të
tjera. Autoritetet i tremben një skenari dhune si ai në Britaninë e
Madhe.
Prej të martës deri të premten në mbrëmje janë djegur apo dëmtuar në Berlin mbi 60 automjete. Dyshohet se pas këtyre djegieve qëndrojnë forcat e majta radikale, por deri tani nuk dihet saktë se kush janë autorët e djegieve dhe cilat janë motivet e tyre.
Senatori i Brendshëm i Berlinit Ehrhart Körting, sipas DW tha se ka mirëkuptim të plotë për zemërimin e pronarëve të automjeteve të djegura, që pjesërisht drejtohet edhe kundër autoriteve të sigurisë dhe politikanëve.
Top Channel