ACR: Kënaqësi për daljen e minatorëve

20/08/2011 13:25

Kompania e kromit ACR shprehu vlerësimin për daljen e minatorëve nga greva e urisë, ku qëndruan për ditë të tëra në galeri.

Administratori Giga Bedineishvili tha se ‘është kënaqësi që minatorët dolën nga nëntoka pa ndonjë rrezik apo incident për jetën e tyre’.

“Dalja nga galeritë do t’i shërbejë rikthimit të normalitetit në minierë”, tha Bedineishvili.

14 minatorët grevistë dolën sot rreth mesditës nga galeritë dhe u dërguan për kurim mjekësor në spital, për shkak të kushteve të rënda shëndetësore në të cilat ishin.

Minatorët vendosen të ndërpresin grevën e urisë për dy ditë, për ta rinisur atë të hënën, pas krijimit të ambienteve para kompanisë ACR.

Me arritjen e marrëveshjes që minatorët të dalin nga galeria, eliminohet rreziku i problemeve të mëtejshme me shëndetin për shkak të helmeve si dhe mungesës së dritës në thellësitë e nëntokës.

Këshilli Sindikal i Minatorëve arriti një marrëveshje për ndryshimin e vendit të grevës së urisë, e cila pritet të zhvillohet para ambienteve të kompanisë ACR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA